Shefi i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë: Rama për Badovc u hakmor
Shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Leutrim Retkoceri ka reaguar pas shkarkimit të drejtorit, Ilirk Musliu, duke e quajtur hakmarrje, pasi kjo parti nuk e mbështeti për këmbim të pronave në Badovc.
Ai tha se ky vendim nga ana e kryetarit Rama erdhi pasi dolën publikisht se nuk përkrahin këtë këmbim.
“Rama për Badovc u hakmor! Pasi treguam publikisht se PDK nuk mbështet këmbimin e pronave në Badovc me ish-klientët e tij.” - ka shkruar Retkoceri.