Shea shpreson që Kurti do t’i dëgjojë këshillat e NATO-s për Urën e Ibrit - NACIONALE

Shea shpreson që Kurti do t’i dëgjojë këshillat e NATO-s për Urën e Ibrit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Jamie Shea, ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, ka folur për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Në një intervistë për KTV-në, Shea ka vlerësuar se e kupton dëshirën e kryeministrit Albin kurti për të shtrirë sovranitetin në veri.

Megjithatë, Shea i ka bërë thirrje që t’i dëgjojë këshillat e vendeve anëtare të NATO-s.

Mendoj se nëse këshilla e shumë vendeve anëtare të NATO-s që kanë bërë vlerësime të kujdesshme të inteligjencës e që kanë mbledhur të dhëna që thonë se ‘kjo nuk është kohë e mirë për të hapur urën, le të presim dhe le të bëjmë më shumë fushata të komunikimit e sidomos për serbët etnikë për ta sqaruar situatën dhe për të siguruar që do të kemi një situatë të qetë’, atëherë mendoj se kjo është një këshillë shumë e mirë dhe kryeministri Kurti sidomos pas atyre episodeve të dhunës që kemi parë shpresoj se ai do ta pranojë një këshillë të tillë” – tha Shea.

Lajme të ngjashme