Shea: Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s, Prishtina të bëjë gjithçka për përshpejtim të procesit
Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, është shprehur optimist për rrugën e Kosovës drejt NATO-s.
Ai është shprehur i bindur se një ditë Kosova do të anëtarësohet në këtë organizatë.
Në një intervistë për RTK, ai ka thënë se Kosova duhet të bëj gjithçka për përshpejtimin e këtij procesi.
“Kosova ka shumë miq që mund të ndihmojnë me këtë strategji të diplomacisë publike. Unë personalisht jam i bindur se një ditë do të ketë lëvizje politike në Ballkanin Perëndimor dhe se Kosova do të bëhet anëtare e NATO-s. Detyra e Prishtinës është të bëjë gjithçka që mundet për ta përshpejtuar atë proces”, ka thënë Shea, i cili njohët si mik i madh i shqiptarëve.
Ai ka komentuar edhe pranin e NATO-s në Kosovë prej 24 vitesh.
Shea ka thënë se prezenca e NATO-së tregon se Kosova ende ka punë për të bërë.
“Prania e qëndrueshme e ushtarëve të NATO-s/KFOR-it në territorin e Kosovës më shumë se 24 vjet pas përfundimit të konfliktit në vitin 1999 nënvizon gjithashtu se Kosova ka ende shumë për të bërë për të përmirësuar kohezionin dhe stabilitetin e saj të brendshëm – edhe pse këtu është e vështirë të arrihet përparim nëse Beogradi nuk është partner kooperativ”, është shprehur Shea.