Shea: KFOR është i nevojshëm akoma në Kosovë, Serbia kohë pas kohe bën zhurma kërcënuese - NACIONALE

Shea: KFOR është i nevojshëm akoma në Kosovë, Serbia kohë pas kohe bën zhurma kërcënuese

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s gjatë bombardimeve të vitit 1999, është shprehur se prania e KFOR-it në Kosovë duhet të vazhdojë deri në momentin kur vendi të anëtarësohet në NATO.

Ai theksoi se një nga arsyet kryesore për këtë është sjellja e Serbisë, të cilën e përshkroi si kërcënuese në periudha të caktuara.

“KFOR-i është i nevojshëm akoma .Sepse kemi ende tensione në Kosovë. Kishim rastin e incidentit në Banjskë para tri viteve dhe e kemi Serbinë që kohë pas kohe po bënë zhurma kërcënuese duke vendosur trupa ushtarake në kufij me Kosovën , kështu që ende na duhet KFOR-i aty”, ka deklaruar Shea në Klan Kosova.

Sipas tij, roli i kësaj force është thelbësor për sigurinë e të gjithë qytetarëve në Kosovë.

“Kjo që të sigurojë jo vetëm kosovarët por edhe pakicën serbe në veri sepse kjo forcë paqeruajtëse mbron të gjithë. Kam përshtypjen se ne mund të rregullojmë nivelin e forcave sipas situatës së sigurisë”.

Ai shtoi se prania e KFOR-it duhet të zgjasë deri në anëtarësimin e Kosovës në NATO, për të garantuar një tranzicion të qëndrueshëm.

“Por trupat e KFOR-it duhet të mbeten në Kosovë deri në ditën kur Kosova anëtarësohet në Aleancën Veri Atlantike, NATO. Kjo do të sillte deri te tranzicioni më i butë . Dhe sa kohë që KFOR-i është aty, Kosova është në radarin e NATO-s , që unë mendoj është e rëndësishme për Kosovën që të marrë vëmendjen e kërkuar nga Brukseli”.

Lajme të ngjashme