SHBA vret liderin e Al-Kaedës Ayman al-Zawahiri - NACIONALE

SHBA vret liderin e Al-Kaedës Ayman al-Zawahiri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vrarë Ayman al-Zawahirin, liderin e al-Kaedës dhe një nga terroristët më të kërkuar në botë, i cili mbikëqyri sulmet e 11 shtatorit 2001, së bashku me themeluesin e grupit, Osama bin Laden, sipas zyrtarëve amerikanë, shkruan Uashington Post.

Të dy burrat u arratisën nga forcat amerikane në Afganistan në fund të vitit 2001 dhe vendndodhja e Zaëahirit kishte qenë prej kohësh një mister. Bin Laden u vra në një bastisje të forcave amerikane në Pakistan në vitin 2011.

Për vrasjen e kreut të kësaj organizate terrorriste fillimisht raportoi Associated Press.

Nuk ishte menjëherë e qartë se ku dhe kur Zaëahiri vdiq dhe cili element i qeverisë amerikane e kishte kryer misionin.

Agjencia Qendrore e Inteligjencës kreu një sulm me dron gjatë fundjavës në Kabul, Afganistan, sipas zyrtarëve të njohur me këtë çështje.

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Presidenti Biden do të jepte vërejtje në mbrëmje për “një operacion të suksesshëm kundër terrorizmit”, por nuk e përmendi Zaëahirin.

Lajme të ngjashme