ShBA reagon sërish ndaj sulmeve kibernetike mbi Shqipërinë
Shqipëria tash e disa javë është duke u përballur më sulm kibernetik, i cili ndërpreu për javë të tera shërbimet e shumë faqeve qeveritare.
Sulmi i radhës ndodhi ndaj shërbimit TIMS, ku për 24 orë ky sistem ishte jashtë funksionit në aeroportin e Rinasit.
Pas këtij sulmi, kane reaguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, sulmi mendohet se vjen nga i njëjti shtet dhe për këtë arsye Washingtoni është duke i ofruar asistencë Shqipërisë.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të hetuar dhe për t’u rimëkëmbur”, shkruhet në reagim
Me sulmin ndaj sistemit TIMS për disa kohë u paralizua puna në pjesën më të madhe të pikave të kalimit kufitar, por pas ndërhyrjeve, u arrit që të viheshin në punë dy sportele në aeroportin e Rinasit.
Kujtojmë se Shqipëria javën e kaluar ka akuzuar Iranin, për sulmet e vazhdueshme ku dhe ka ndërpre marrëdhëniet diplomatike më këtë shtet.