ShBA kërkon konstruktivitet nga Kosova dhe Serbia: Qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë - NACIONALE

ShBA kërkon konstruktivitet nga Kosova dhe Serbia: Qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë

1 vit më parë

nga NACIONALE

I dërguari i Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, John Kelley, bëri thirrje për ulje tensionesh mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se retorika nxitëse duhet të shmanget për hir të stabilitetit në rajon.

Kelley theksoi se përparimi në drejtim të një marrëveshjeje përfundimtare dhe njohjes së ndërsjellë është thelbësor, jo vetëm për dy vendet, por për tërë Ballkanin Perëndimor.

“Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në zbutje të tensioneve të përmbahen nga retorikat eskaluese mes tyre dhe në rajonin e tyre për një të ardhme më prosperuese, qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Nomalizimi i marrëdhënieve është qenësor për gjithë Ballkanin Perëndimor, Amerika dhe komuniteti kilobal janë më të sigurta kur vendet i zgjidhin konfliket në mënyrë paqësore dhe më prosperues kur krijohet klima për investime dhe tregti kombëtare”, tha ai mes tjerash.

Lajme të ngjashme