ShBA-ja thotë se Rusia me gjasë ka lëshuar një armë anti-satelitore - NACIONALE

ShBA-ja thotë se Rusia me gjasë ka lëshuar një armë anti-satelitore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia javën e kaluar lëshoi një satelit për të cilin beson se ishte në gjendje që të sulmonte satelitë të tjerë.

“Rusia lëshoi një satelit në orbitën e ulët të Tokës që ne vlerësojmë se me gjasë është armë anti-hapësinore” – tha të martën në mbrëmje zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder.

Ai shtoi se sateliti rus ishte në “orbitën e njëjtë” me një satelit të qeverisë amerikane dhe se Uashingtoni mund ta vazhdonte vëzhgimin e gjendjes dhe të ishte në gjendje që t’i mbrojë interesat e veta, raporton televizioni BBC.

Rusia nuk e ka komentuar publikisht çështjen.

Moska dhe Uashingtoni vazhdimisht janë përplasur rreth çështjes së armëve hapësinore në OKB javëve të fundit. Të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën se po synojnë që ta militarizojnë hapësirën.

Më herët të martën, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, pretendoi se Shtetet e Bashkuara po synojnë që ta shndërrojnë hapësirën në “zonë për ballafaqim ushtarak”.

Disa ekspertë ushtarakë kanë paralajmëruar për kohë të gjatë se hapësira ka gjasë që të jetë front i ri i luftës në një botë gjithnjë më të varur nga teknologjia.

Lajme të ngjashme