SHBA thotë se e ka vrarë udhëheqësin e ISIS-it në Siri
Një udhëheqës i lartë i ISIS-it në Siri, Maher al-Agal, është vrarë të martën nga një sulm ajror amerikan, pritet të njoftojë ushtria amerikane, sipas televizionit “NBC News”.
Maher al-Agal ishte njëri nga katër udhëheqësit më të lartë të ISIS-it, sipas një zëdhënësi të Komandës Qendrore të ShBA-së.
Në shënjestër të sulmit ishte edhe një zëvendës i tij, por nuk është e qartë nëse ai është vrarë ose është lënduar, thuhet në një deklaratë të Komandës Qendrore.
BREAKING: A top ISIS leader was killed by an allied air strike early Tuesday, U.S. military official tells @NBCNews. https://t.co/y0LFm3IA3m
— NBC News (@NBCNews) July 12, 2022