ShBA-ja s'ka të ndalur në thirrjet për marrëveshje, Kurti shkruan rreth qeverisjes digjitale
Situata politike nuk është në momentin më të mirë të mundshëm.
Tensionet në veri janë më se të theksuara, me serbët që janë larguar nga institucionet, ndërsa palët e përfshira në negociata, Kosova e Serbia po diskutojnë vazhdimisht në Bruksel që të arrijnë marrëveshje para datës 21, kur edhe do të fillojë faza e gjobave ndaj shoferëve që bartin targa ilegale në veturat e tyre.
Në anën tjetër, Kurti gjen kohë për të shkruar rreth qeverisjes digjitale.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri i Republikës së Kosovës tha se në indeksin e Bankës Botërore të Maturitetit të Teknologjisë në Qeveri, Kosova është kategorizuar në grupin B.
"Në indeksin e Bankës Botërore të Maturitetit të Teknologjisë në Qeveri (GTMI), Kosova është kategorizuar në grupin B të vendeve me fokus të konsiderueshëm në qeverisje digjitale. Rezultatet që janë publikuar sot, tregojnë progresin që ka arritur Kosova në dy vitet e fundit në 48 indikatorët kyç të indeksit të cilat mbulojnë fushat si sistemet qeveritare, shtytësit kryesorë të digjitalizimit në qeveri dhe ofrimi i shërbimeve publike. Në matjen paraprake të indeksit GTMI për vitin 2020, Kosova ka qenë e kategorizuar në grupin C të vendeve me fokus të kufizuar në qeverisje digjitale", shkroi ndër të tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
