ShBA-ja s'harron rastin e vëllezërve Bytyqi: Çka thuhet në rezolutën e Kongresit amerikan?
Kongresi amerikan ka risjellë rezolutën që kërkon zbardhjen e fatit të tre vëllezërve Bytyqi, të cilët u arrestuan në mënyrë të paligjshme në qershorin e vitit 1999 dhe u ekzekutuan më pas në Petrovo Selo të Serbisë pas 8 korrikut 1999.
Autoritetet serbe hetuan por nuk dënuan asnjëherë individët që ishin pjesë e zingjirit komandues të Ministrisë së Brendshme në lidhje me këtë krim, përfshirë ish-Ministrin e Brendshëm, Vlajko Stojillkoviq, Ndihmës Ministrin dhe Shefin e Departamentit për Siguri Publike Vlastimir Gjorgjeviç, si dhe komandantin e kampit trajnues përe operacioni speciale Goran 'Guri' Radosavjleviq.
Gazetari Arbër Ramadani sjell kronologjinë e tre vëllezërve Bytyqi të cilët në prill të vitit 1999 udhëtuan nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë për t'iu bashkuar batalionit Atlantik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Meqenëse tre vëllezërit ishin shtetas amerikanë, Kongresi Amerikan një javë më parë miratoi rezolutën që identifikon zinxhirin komandues përgjegjës për rastin, ndërsa njëri prej tyre identifikohet si anëtar i Partisë Progresive Serbe të udhëhequr nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar drejtësi për vëllezërit Bytyqi nga shteti serb, por përgjegjësit për vrasjen e tyre nuk kanë dalur asnjëherë para drejtësisë. Trupat e vëllezërve u gjetën mbi një varrezë mazsive me afro 70 trupa të civilëve të vrarë nga Kosova.