ShBA-ja me thirrje për pajtim pas "Kuvendit gjithëserb"
Radio Evropa e Lirë raporton se ShBA-ja u ka bërë thirrje liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të promovojnë pajtimin dhe stabilitetin rajonal në takimet e tyre.
Kjo kërkesë e ShBA-ve vjen pas takimit të “Kuvendit gjithëserb”, i cili nxiti shumë reagime.
Tutje, siç shkruan REL, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit “tha se SHBA-ja beson se e ardhmja e vendeve të Ballkanit është në Bashkimin Evropian, ku “bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore sigurojnë paqe, siguri dhe begati më të madhe për të gjithë”.”