ShBA-ja kryen valë të re sulmesh kundër Iranit - NACIONALE

ShBA-ja kryen valë të re sulmesh kundër Iranit

1 orë më parë

nga NACIONALE

Shpërthime raportohet se janë dëgjuar në shumë zona të Iranit këtë mbrëmje, përderisa Shtetet e Bashkuara po e vazhdojnë natën e gjashtë rresht me sulme ajrore kundër shtetit aziatik.

Njësoj si ditëve të kaluara, caqet kanë qenë kryesisht në pjesët jugore dhe bregdetare, ndërsa televizioni CNN thotë se nuk ka mundësi që t’i vërtetojë në mënyrë të pavarur pretendimet.

Tetë shpërthime u raportuan afër fshatit Masan, në Ishullin Qeshm të Iranit në Ngushticën e Hormuzit të enjten në mbrëmje, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve “Tasnim”, e cila tha se mbi ishull u panë duke fluturuar aeroplanë ushtarakë amerikanë.

E njëjta agjenci raporton se edhe qyteti Bandar Khamir u sulmua nga forcat amerikane. Thuhet se u godit ura që e lidh këtë qytet me Shirazin, i cili është i pesti për nga numri i popullsisë në Iran.

Dy shpërthime u dëgjuan në qytetin bregdetar, Bushehr, në jugperëndim të Iranit, sipas guvernatorit lokal.

Një zyrtar tjetër iranian tha se në shënjestër të sulmeve ishin edhe disa lokacione në periferi të qendrës industriale, Ahvaz.

Lajme të ngjashme