ShBA-ja do t’i japë Ukrainës edhe 400 milionë dollarë ndihma ushtarake - NACIONALE

ShBA-ja do t’i japë Ukrainës edhe 400 milionë dollarë ndihma ushtarake

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarët amerikanë njoftuan të enjten se Shtetet e Bashkuara do t’i dhurojnë Ukrainës ndihma të reja ushtarake me vlerë të 400 milionë dollarëve.

Sipas Pentagonit, në këtë pako do të përfshihen një sasi e madhe e municionit dhe, për herë të parë, katër njësi të sistemit për mbrojtje ajrore, “Avenger”, shkruan gazeta “The Guardian”.

“Kjo mbrojtje e shtuar ajrore do të jetë kritike për Ukrainën, kur Rusia po vazhdon të përdorë raketa dhe dronë të prodhimit iranian për ta sulmuar infrastrukturën kritike civile”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan.

Ndërkohë sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shkroi: “Kam drejtuar armë dhe pajisje të tjera me vlerë të 400 milionë dollarëve nga inventarët e Departamentit të Mbrojtjes për Ukrainën. Kjo është tërheqja jonë e 25-të (e armëve) që nga gushti i vitit 2021. Përderisa mbrojtësit e Ukrainës po i zmbrapsin forcat ruse, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të bashkuara me Ukrainën.”

Shtetet e Bashkuara gjithashtu do të blejnë 100 mijë pjesë artilerie për obusë nga prodhuesit e Koresë Jugore për t’ia dhuruar Ukrainës, shtoi një zyrtar amerikan.

Lajme të ngjashme