ShBA-ja dhe Rusia këmbejnë të burgosurit: një basketbolliste për një diler armësh - NACIONALE

ShBA-ja dhe Rusia këmbejnë të burgosurit: një basketbolliste për një diler armësh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli amerikan i basketbollit, Brittney Griner, është liruar nga një burg në Rusi në këmbim të dilerit famëkeq rus të armëve, Viktor Bout, i cili ka qenë duke u mbajtur në një burg amerikan qe 12 vjet.

Ky këmbim, i kryer në kohën e tensioneve të larta mes dy fuqive botërore për shkak të Ukrainës, shënon arritje të një qëllimi të lartë për presidentin amerikan, Joe Biden, por u bë me një çmim të lartë dhe la një amerikane në burg për gati katër vjet.

Griner është dy herë fituese e medaljes së artë olimpike. Akuzat për drogë kundër saj kishin marrë vëmendje të pashembullt te popullata.

Vendimi i Bidenit për lirimin e një krimineli që dikur njihej si “Tregtari i Vdekjes”, e vë në pah presionin e jashtëzakonshëm me të cilin është përballur administrata e tij për ta kthyer basketbollisten në atdhe.

Këmbimi i të burgosurve u konfirmua nga zyrtarët amerikanë para se të publikohej një njoftim nga Shtëpia e Bardhë.

Në anën tjetër, Ministria e Jashtme e Rusisë konfirmoi për mediet shtetërore se basketbollistja Griner është këmbyer me Bout-in në një këmbim sekret të kryer në një aeroport të Abu Dabit.

Lajme të ngjashme