Shatri kritikon Qeverinë Kurti: Duket se ka hyrë në “kumari” me oligarkët
Haki Shatri, ish-ministër i Financave në kohën e koalicionit LDK-AAK, ka komentuar tarifën e re të vendosur nga KEDS-i prej 7.7 euro për rikyçje në energji elektike.
Shatri ka pasur kritika për këtë politikë të re.
Në deklarimin e tij për Front Online, Shatria ia ka përmendur Qeverisë Kurti lidhjet e saj me “oligarkët”.
“Këta që bëjnë distribuimin e rrymës janë ndërmarrje private, meqenëse e kanë marrë këtë punë në privatizim, shteti ish dashtë me i ndalë dhe mos t’i lejoj të bëjnë veprime që janë në kundërshtim me marrëveshjen bazike. Siç duket qeveria ka hyrë në njëfarë “kumarie” me këta oligarkët, njëherë janë prishë por teknika është kështu për me mujt me hy në bashkëpunim me ta duhet njëherë me i kritiku, pastaj vijnë të bisedojnë dhe bëhen bashkë”, deklaroi ish ministri.