Shasha: Raporti i Progresit për Kosovën solli tri risi - NACIONALE

Shasha: Raporti i Progresit për Kosovën solli tri risi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha, ka komentuar gjetjet e raportit të progresit për Kosovën, i cili është publikuar sot nga BE-ja.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në raportin e këtij viti janë tri risi që meritojnë vëmendje.

Postimi i tij i plotë:

Janë së paku tre risi nga raporti i publikuar i progresit që meritojnë vëmendje:

1. Për herë të parë në histori raporti nuk ka identifikuar si të gjetur “politizimin” e institucioneve të pavarura publike dhe shërbimin civil;

2. Për here të pare RTK-ja nuk dyshohet për ndikim politik, por përkundër vlerësohet lartë për procesin e emërimit profesional, transparent dhe bazuar në meritë të bordit të ri të RTK-së;

3. Ndryshe nga gjuha e vitit të kaluar kur qasja e qeverisë vettingun është cilësuar si “shqetësim serioz”, kësaj radhe cilësohet e “mirëseardhur”. Kjo nuk është sepse ka ndryshuar qëndrim BE-ja, por sepse Qeveria është dakorduar të respektojë rekomandimet e Venedikut.

Ka edhe shumë gjëra të tjera (të mira dhe të këqija), por për ato në kolumnen e nesërme.

Lajme të ngjashme