Hyn në fuqi rregullorja e BE-së, për liberalizimin e vizave për Kosovën - NACIONALE

Hyn në fuqi rregullorja e BE-së, për liberalizimin e vizave për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Demush Shasha ka njoftuar se nga sot ka hyr në fuqi rregullorja e BE-së, për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Nga 7 hapat, 6 prej tyre tashmë janë plotësuar. Sot ka hyrë në fuqi rregullorja, dhe do të fillojnë përgatitjet administrative dhe pritet vetëm data 1 janar 2024, që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

E plotë:

“Nga sot fillon zbatimi i Rregullores së BE-së 2023/850. Me fjalë të tjera nga sot liberalizimi i vizave për Kosovën është ligj i aplikueshëm në të gjithë zonën Shengen. Ndonëse praktikisht qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm drejt zonës Shengen nga 1 janari, nga sot autoritetet kufitare të BE-së fillojnë përgatitjet e nevojshme për të siguruar se nga 1 janari legjislacioni respektiv do të zbatohet në të gjitha pikë kalimet kufitare të zonës Shengen.”

Lajme të ngjashme