Shasha: Demokracitë e Kosovës dhe të Serbisë janë duke shkuar në drejtime të kundërta - NACIONALE

Shasha: Demokracitë e Kosovës dhe të Serbisë janë duke shkuar në drejtime të kundërta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institut EPIK, Demush Shasha, ka komentuar raportin e “Freedom House” për liritë politike dhe civile në botë.

Ai ka bërë me dije se nga ky raport dalin tre mesazhe të rëndësishme për liritë politike dhe civile në botë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sipas këtij raporti Kosova ka bërë progres rekord vjetor demokratik.

Sipas tij, demokracitë e Kosovës dhe të Serbisë janë duke shkuar në drejtime krejtësisht të kundërta.

Janë tre mesazhe të rëndësishme nga publikimi i sotëm i Freedom House për liritë politike dhe civile në botë. 1. Kosova ka bërë progres rekord vjetor demokratik në historinë e saj dhe ka zënë vendin e tretë në botë për progresin më të madh vjetor demokratik. 2. Demokracitë e Kosovës dhe të Serbisë janë duke shkuar në drejtime krejtësisht të kundërta. Kosova çdo vit më e lirë dhe më e drejtë, Serbia çdo vit më pak e lirë dhe më pak e drejtë. 3. Duke shikuar dhjete vitet e fundit vetëm Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë sot demokracitë më të mira se para dhjete vitesh, Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres në këtë periudhë; ndërsa Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja kanë sot demokracitë më të dobëta se para dhjete vitesh. Në veçanti Serbia ka bërë regres duke rënë në renditje për plot 18 vendesh. Një degradim kaq i thellë demokratik e ka sjell Serbinë në grup me Afganistanin dhe Mjanmarin”, ka shkruar Shasha.

Lajme të ngjashme