Shasha: Ballkani i Hapur po merr formën e një blloku anti-evropian - NACIONALE

Shasha: Ballkani i Hapur po merr formën e një blloku anti-evropian

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha, ka thënë se futja e Hungarisë dhe Turqisë në nismën rajonale Ballkani i Hapur tregon se anti-evropianizimin e kësaj iniciative.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ngadalë kjo nisme po merr formën e një blloku ant-evropian.

Për të vulosur anti-evropianizmin e Ballkanit të Hapur aty janë bashkangjitur Hungaria: vendi më anti-Evropian i BE-së dhe Turqia: vendi që refuzon BE-në. Gjithë këta, pra Vuçiq, Rama, Orban dhe Erdogan i bashkon një gjë: armiqësia ndaj BE-së si kërcënim më serioz ndaj pushtetit të tyre autokratik. Dalëngadalë Ballkani i Hapur po merr formën e tij: një bllok anti-Evropian shtetesh që ka për synim bashkimin e forcave në përballje me Bashkimin Evropian, si promovues kryesor i demokratizimit të vendeve të tyre. E Rama thojke kjo është nismë Evropiane”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme