Shala thotë se Kurti e ka “çliruar veriun”: E paimagjinueshmja, u bë e mundshme
Krenar Shala, analist me qëndrime të afërta me Qeverinë Kurti dhe VV-në, ka shkruar një shkrim të gjatë 540 fjalësh në lidhje me veriun e Kosovës.
Në këtë shkrim, Shala ka bërë një pretendim të madh.
Sipas Shalës, kryeministri Albin Kurti e ka çliruar veriun. Tutje, ai ka shkruar se kështu “e paimagjinueshme, u bë e mundshme”.
“Disa kritik po e sulmojnë Qeverinë se s’diti me e shfrytzu luftën në Ukrainë dhe as sulmin në Basnjskë!
Qysh more nuk diti?! A pak osht çlirimin i Veriut edhe shtrirja e sovranitetit atje? E paimagjinushmja, u bo e mundshme. Madje jom i bindun që as vet krerët e pushtetit nuk u kanë pritë këtë rezultat me kto përmasa!
Çlirimi i Veriut osht punë tepër e madhe. Ka qenë burim destabiliteti jo veq për Kosovën po edhe për krejt rajonin. Burim shantazhi përmes krimit të organizum e ndikim të drejtpërdrejt tek institucionet në Prishtinë. Shpërqëndrim i vëmendjes ndaj problemeve t’tjera shoqërore & ekonomike” – ka shkruar ai.