Shala thotë se Fadil Hoxha s’është tradhtar: Figurë me vlerë, politikan i madh - NACIONALE

Shala thotë se Fadil Hoxha s’është tradhtar: Figurë me vlerë, politikan i madh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Asdren Shala, historian dhe aktivist i PSD-së, ka folur rreth figurës së Fadil Hoxhës, ish-udhëheqësit komunist të Kosovës në kohën e ish-Jugosllavisë, një krijesë politike që është quajtur gjerësisht si “burg i kombëve”.

Në Klan Kosova, Shala e ka vlerësuar figurën e Hoxhës, duke thënë se është figurë “patjetër e rëndësishme” dhe me “arritje dhe kontribut për çështjen shqiptare”.

“Fadil Hoxha është figurë, pa dyshim, e historisë sonë, patjetër e rëndësishme me krejt ato dritëhijet…Në gjykim tim si historian, Fadil Hoxha, thash në fillim të emisionit, i ka ato dritëhijet e veta, por nëse i shikojmë dhe i vëjmë në peshoren e historisë e në fund ajo peshore tregon se cili është e vërteta e këtij raporti, e këtij personi në raport me historinë, mue më del një personazh me arritje dhe me kontribut për çështjen shqiptare” – tha fillimisht Shala.

Tutje, Shala konsideroi se Hoxha është figurë me vlerë.

“Unë e kam qëndrimin tim, por nuk po e them sot sepse nuk po du me i fy viktimat. Përtej ndjeshmërisë, përtej respektit, unë mendoj që Fadil Hoxha është figurë me vlerë” – tha ai.

Këtu ndërhyri moderatorja e emisionit, duke thënë se Hoxha “nuk qenka tradhtar”.

Asnjëherë, asnjëherë” – tha Shala.

Tutje, Shala e vlerësoi Hoxhën si politikan të madh.

Lajme të ngjashme