Fexhrije Shala rrëfen torturat dhe abuzimet nga shqiptarët e UDB-së në “92-sh”
Ish-e burgosura politike Fexhrije Shala ka folur publikisht për abuzimet dhe torturat që ka përjetuar nga shqiptarët e UDB-së jugosllave. Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Shala ka treguar disa prej torturuesve të saj.
Për herë të parë Shala ndau detajet rrëqethëse të keqtrajtimit të saj.
“Sahit Ismajl ka qene shef, ka qenë kryesori. Dhe është marrë me mu si person shumë të rëndësishme. E ka udhëheq grupin e tyre, ka qenë Gazmend Maliqi edhe ka qenë Blerim Olloni ndoshta nuk jam shumë e sigurt në mbiemër, ka qenë i Mitrovicës… dmth këta kanë qenë çdo ditë për afër një vjet, janë ardh më kanë marrë në pyetje."
"Këto jam duke i thënë për herë të parë publikisht: sjella ka qenë e tmerrshme, po flas për mua personalisht, ka qenë e tmerrshme. Është përdorur aq shumë dhunë. Më të thënë të drejtën shuplakë e parë nuk e harroj kurrë, erdhi nga Sahit Ismajli në Prishtinë në 92-sh. Tri ditë më kanë mbajt në sigurim të shtetit në 92-sh", rrëfeu Shala ndër të tjera.