Shala për Specialen që liroi Haradinajn e dënoi Calin: Me njërën dorë të godasin me tjetrën të lëmojnë
Azdren Shala i PSD-së, ka komentuar vendimet që u publikuan sot nga Gjykata Speciale, ku u lirua Nasim Haradinaj, e u la në burg për 22 vjet Salih Mustafa.
Sipas Shalës, kjo është strategjia e kësaj Gjykate, që në të njejtën kohë me njërën dorë të “godas”, e me tjetrën “të lëmojë”.
E plotë:
Qe Gjykata Speciale eshte konstrukt anti-shqiptar me theks te vecante ani-UCK u deshmua edhe nje here sot. Nga njera ane komandant Cali u denua dhe nga ana tjeter lirohet Nasim Haradinaj.
Pse kjo histeri dhe ku e ka qellimin?
Krejt keto makinacione te percudnume duke filluar nga vizitat e zyrtareve te GjS e deri te veprimi i sotshem ku me nje dore te godasin shume dhe me tjetren te lemojne, e kane vec nje qellim: Gjykata Speciale me u duk sikur eshte e njemend. Pra me u fsheh qellimi - baltosja e UCK-se - nen petkun e nje trupe gjykuese qe gjoja ndjek proces dhe shqyrton fakte.
Fabula e kesaj Gjykate eshte fiks ajo qe e thote Kafka: te kesh nje proces do te thote ta kesh te humbur. Keto paralajmerime kafkiane i kemi pare qysh ne krye te heres, ceshtja eshte qe pak kemi guxuar te flasim, ne fakt vec PSD-ja. Te tjeret kane heshtur, disa nga frika e disa tjere nga lakima per tu denuar kreret e UCK-se.