Shala për djalin e Jakup Krasniqit: Ardhja dhe kandidimi i Altinit në listën tonë për deputetë është vlerë e shtuar
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka takuar djalin e Jakup Krasniqit, Altin Krasniqin i cili ditë më parë iu bashkua PDK-së.
Shala ka thënë se kandidimi i Krasniqit në listën e PDK-së është vlerë e shtuar.
Shkrimi i tij:
Një kafe me Altinin, djalin e bacës Jakup dhe me mikun, bashkëveprimtarin e ish deputetin, Enver Hoti. Ardhja dhe kandidimi i Altinit në listën tonë për deputetë është vlerë e shtuar – jo vetëm për trashëgiminë historike e politike të babait të tij, por edhe për atë që përfaqëson Altini si profesionist i ri dhe i angazhuar. Të priftë e mbara, Altin!