Shala i vetëvendosur: Qeveritë e kaluara kanë qenë të izoluara - NACIONALE

Shala i vetëvendosur: Qeveritë e kaluara kanë qenë të izoluara

1 vit më parë

nga NACIONALE

Krenar Shala, analist i afërt me qëndrime me pushtetin aktual, ka komentuar fotografitë e shpërndara nga presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte në një samit për Ukrainën me ftesë së Shtëpisë së Bardhë.

Shala ka shpërndarë në profilin e tij këtë postim të Osmanit, duke e komentuar.

Në komentin e tij, Shala ka vlerësuar se pushteti aktual nuk është i izoluar. Tutje, Shala ka shkruar se “qeveritë e kaluara kanë qenë të izoluara”.

“Qeveritë e kalume jonë konë të izolume. Përballja e Kosovës me shumë raporte negative sa i përket sundimit të ligjit i pat izolu liderët e atëhershëm dhe të vetmen rrugë qelë që e kanë pasë u konë me shku në Bruksel për dialog” – ka shkruar Shala.

Lajme të ngjashme