Shala i PSD-së i del në mbrojtje Arifit: Ramabaja është komunist i pushtetit
Aktivisti i PSD-së, Azdren Shala i ka reaguar analistit Sadri Ramabaja, i cili e ka kritikuar kryetarin të Preshevës, Shqiprim Arifi, për shkak se ka bashkëshorten e mbuluar.
Në profilin e tij në “Facebook”, Shala e ka quajtur Ramabajën komunist të pushteti.
Sipas tij, Ramabaja është një partizan, të cilit i është ndalur ora në kohë të Titos.
“Islami eshte religjion i pranuar ne Evrope me krejt vlerat e veta. Komunizmi rus jo, e ka luftue, edhe e lufton Evropa edhe sot e kesaj dite. E per ironi te fatit, komunisti i pushtetit, Sadri Ramabaja, po e akuzon per jo evropian Shqiprim Arifin per shkak se ky i fundit e perqafon islamin si besim dhe vlere kulturore. Per cfare Evrope eshte ka fol ky partizani qe i eshte ndale ora te ditet e Josip Borz Titos?”, ka shkruar Shala.