Shaip Kamberi përplaset me Aleksander Vuçiqin - NACIONALE

Shaip Kamberi përplaset me Aleksander Vuçiqin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është përplasur ashpër me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Derisa presidenti serbe ka prezantuar raportin për dialogun politik me Kosovën, deputeti shqiptar ka thënë se Serbia duhet të bëj marrëveshje me Kosovën.

Çfarëdo që dëshironit arrini atje, duhet ta arrini në marrëveshje me autoritetet lokale dhe kushdo që është në pushtet atje, Serbia nuk ka ndikim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ia ka përmendur presidentit serbe të drejtat që serbët e Kosovës i kanë të garantuar me Kushtetutë.

Serbët në Republikën e Kosovës kanë të drejta të shumta të garantuara me Kushtetutë në përfaqësim parlamentar dhe pushtet ekzekutiv, ndërsa shqiptarët dhe pakicat tjera në Serbi jo”, është shprehur Kamberi.

Deklarimet e deputetit shqiptar kanë ardhur pasi Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt dhe as tërthorazi pavarësinë e Kosovës.

Lajme të ngjashme