Shaip Kamberi, përfundimisht fiton një ulëse në Kuvendin e Serbisë - NACIONALE

Shaip Kamberi, përfundimisht fiton një ulëse në Kuvendin e Serbisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shabim Kambperi, përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Serbisë nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës.

Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 3 prill të këtij viti.

Sipas Danas, Kamberi do të jetë përfaqësuesi i vetëm nga komuniteti i shqiptarëve, përcjell lajmi.net.

Kamberi është zgjedhur deputet pasi janë përsëritur zgjedhjet për të pestën herë, periudha paraprake për të cilat përfaqësuesi shqiptar në Kuvendin serb ka pretenduar se ka pasur shkelje.

Siç raporton mediumi, partia e Vuçiqit do të ketë 120 deputetë.

Afati për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Serbisë është 4 gushti, pas së cilës përfundon afati 90-ditor për konstituimin e qeverisë së re.

Lajme të ngjashme