Shaban Gogaj dënohet me 7 vjet për vrasjen e Agonis Tetajt
Shaban Gogaj është shpallur fajtor për vrasjen e Agonis Tetajt, që ndodhi vite më parë në Deçan.
Aktgjykimi është marrë nga Gjykata Themelore në Pejë.
Siç raporton Betimi për Drejtësi, “për vrasje nga pakujdesia, Gogaj është dënuar me 5 vite burgim ndërsa për armëmbajtje pa leje me 3 vite. Gjykata ka shqiptuar dënimin unik prej 7 viteve burgim ndaj të akuzuarit Gogaj, duke e llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim prej 23 shtatorit 2018”.