Sesioni vjeshtor – Kuvendi i rikthehet punës javën e ardhshme - NACIONALE

Sesioni vjeshtor – Kuvendi i rikthehet punës javën e ardhshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tash e një muaj, institucioni më i lartë shtetëror ka shkuar në pushim.

E ligjëvënesit, punës së tyre pritet t’i kthehen në fillim të javës së ardhshme.

Punët që i kanë lenë në gjysëm, Partia që ka më së shumti deputet, thotë se do të trajtohen menjëherë tw gjitha dokumentete qw i kanw nw proces, duke filluar nga miratimi i buxhetit.

“Koncept-dokumenti për vettingun, pastaj kodi civil, i cili është një temë e nxehtë që duhet të vjen prapë në Kuvend e Kosovës, byroja për konfiskimin e pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme. Këto tri fusha, Projektligji për pagat, zyrtarët publik dhe paga minimale janë temat më të nxehta që do të ketë kjo legjislaturë, por në radhë të parë Qeveria e Kosovës. Përkundër faktit se Projektligji për pagat, zyrtarët publik ende s’kanë dal në diskutim publik”, ka deklaruar deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi.

Lajme të ngjashme