Serwet shprehet shumë i zhgënjyer me Specialen: Viktimën po kthehen në dhunues - NACIONALE

Serwet shprehet shumë i zhgënjyer me Specialen: Viktimën po kthehen në dhunues

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, është shprehur shumë i zhgënjyer me Gjykatën Speciale.

Ai ka bërë me dije se kjo gjykatë viktimën po e rikthen në dhunues.

Në një intervistë për A2 CNN, analisti amerikan ka thënë se Kosova ka gabuar me themelimin e saj.

“Unë e shikoj si kthimin e viktimës në dhunues dhe jam shumë i zhgënjyer me gjykatën. Mori një interpretim të gjerë të mandatit të vet. Kjo nuk më pëlqen aspak dhe po del si një gabim i madh që unë i kam nxitur politikanët në Kosovë që ta zbatojnë, por tashmë po del gabim i madh. E ka tejkaluar masën, e ka vënë gjykatën në një kanalizim që do të përfundojë në diskreditimin e gjyqit dhe jo të UÇK-së”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme