Serwer: Takimin që e bëmë në Lansdowne ndihmoi në parandalimin e një lufte civile në Kosovë pas lufte
Profesori amerikan Daniel Serwer ka deklaruar se një nga arritjet e tij më të rëndësishme ishte përpjekja për të parandaluar një luftë civile në Kosovën e pasluftës.
“Arsyeja pse e bëmë takimin në Lansdowne ishte për të parandaluar luftën qytetare. Dhe mendoj se ia dolëm”, tha Serwer në KTV.
Ai zbuloi se Hashim Thaçi i kishte thënë se ai takim i bindi drejtuesit e UÇK-së ta linin luftën dhe t’i drejtoheshin politikës.