Serwer për sulmin në Ibër-Lepenc: Duhen prova, ishte akt i tmerrshëm
Njohësi i zhvillimeve në Ballkan, profesori amerikan Daniel Serwer, e vlerësoi sulmin terrorist në kanalin e ujit në Ibër Lepenc si një akt të tmerrshëm që ka mundur të ketë ndikime të mëdha në cilësinë e jetës për popullatën në Kosovë.
“Është një akt i tmerrshëm. Sigurisht se do të ndikonte në cilësinë e jetës për një numër të madh të popullatës për një kohë mjaft të gjatë.
Në lidhje me mundësinë e infiltrimit të elementeve ruse në organizimin e sulmit, Serwer e cilësoi këtë si një hipotezë të mundshme, por theksoi se pa fakte konkrete, nuk mund të jepen përfundime të sakta.
Kur u pyet për akuzat e qeverisë së Kosovës ndaj Beogradit, Serwer theksoi se është ende e vështirë të përcaktohet se kush qëndron prapa sulmit.
“Në këtë moment është vështirë të përcaktohet kush është sulmuesi apo kryerësit e mundshëm të incidentit të fundit. Nuk dua të zhytem në spekulime të padobishme. Sigurisht se Beogradi e ka mohuar, e madje e ka akuzuar edhe Prishtinën. Kjo është situata ku kemi dy kryeqytete të cilat kanë marrëdhënie jofqinjësore. Sigurisht se do ta akuzojnë njëri-tjetrin dhe do të mohojnë njohurinë për një rast të tillë dhe prandaj na duhen prova të prekshme”, tha ai në RTK.