Serwer për marrëveshjen: Nëse është “merre ose lërë”, atëherë është refuzim i kushteve të Kurtit
Daniel Serwer, profesor i njohur amerikan, ka komentuar zhvillimet e fundit në dialog, dy ditë para se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq të takohen në Bruksel.
Z. Serwer ka komentuar edhe deklaratën e ndërmjetësuesve dhe të Kurtit se marrëveshja është e tipit “merre ose lëre.” Sipas tij, nëse është një gjë e tillë, atëhërë është refuzim i kushteve të kryeministrit Kurti.
“Nëse kështu kanë thënë ndërkombëtarët, është refuzim i kushteve të kryeministrit. Do të kishte pak kuptim në dialogun e ardhshëm dhe aq më pak në marrëveshje nëse propozimi është [merre ose lëre].” - deklaroi ai.
“Unë ende mendoj se duhet një propozim i Prishtinës për Asociacionin. Mund të mos jetë zgjidhja, por do të ndihmonte në fokusimin e diskutimit.” - vlerësoi Serwer.
