Serwer për fitoren e Vuçiqit: Nuk shoh asnjë shenjë të mirë për Kosovën
Duke komentuar fitoren e Vuçiqit në raport me Kosovën, profesori në Universitetin amerikan Johns Hopkins, Daniel Serwer ka thënë se rezultati “nuk është një shenjë e mirë” për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Nuk shoh asnjë shenjë se Vuçiq është gati për një ndryshim serioz sa u përket marrëdhënieve me Kosovën. Përkundrazi, ai është nisur në drejtim të kundërt. Ai sërish bën thirrje për vendosjen e sovranitetit të Serbisë. Ai e kundërshton rëndësinë e marrëveshjeve të marsit dhe shkurtit [Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit për zbatimin e saj], të cilat SHBA-ja dhe BE-ja thonë se janë ligjërisht të detyrueshme”, thotë Serwer për REL-in.