Serwer me analizë: Serbia po përpiqet të rifitojë pozitat e saj në veri të Kosovës - NACIONALE

Serwer me analizë: Serbia po përpiqet të rifitojë pozitat e saj në veri të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Daniel Serwer, profesor i njohur amerikan, ka folur në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në analizën e tij, njohësi i politikës së Ballkanit Perëndimor vlerësoi se Serbia tani po përpiqet të rifitojë pozitat e saj në veri të Kosovës.

“Mendoj se ai (Vuçiqi) e ka kuptuar që largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës e ka reduktuar ndikimin e Serbisë në Kosovë dhe tash institucionet e Prishtinës po rekrutojnë njerëz të rinj, serbë që supozohet se nuk janë besnikë ndaj Beogradit, pra Beogradi nuk ka dashur që ata t’u bashkohen institucioneve. Tani po përpiqet të rifitojë pozitat e saj në veri të Kosovës, duke kërkuar që njerëzit të cilët janë besnikë ndaj Beogradit të kthehen në institucione, për të bllokuar përparimin e mëtejmë të Prishtinës në futjen e serbëve që nuk janë besnikë ndaj Beogradit brenda institucioneve”, deklaron ai.

Lajme të ngjashme