Serwer me alarm: Ka rrezik për eskalim, Serbia e bëri të qartë se është e gatshme për destabilizim - NACIONALE

Serwer me alarm: Ka rrezik për eskalim, Serbia e bëri të qartë se është e gatshme për destabilizim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Daniel Serwer, profesor i njohur amerikan, ka folur në lidhje me situatën e sigurisë në mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për sulmin në Banjskë, profesori veteran vlerësoi se “ka rrezik për eskalim”.

Tutje, Serwer tha se Serbia e ka bërë të qartë se është e gatshme për të destabilizuar situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Absolutisht se ka rrezik për eskalim. Beogradi e bëri shumë të qartë vitin e kaluar, duke rrëmbyer dy policë të Kosovës, me sulmin kundër trupave të KFOR-it, me incidentin terrorist në Banjskë, që është i gatshëm për ta destabilizuar situatën në Ballkan. Këtë e bën për të përfituar dhe arritur qëllimet e tij. Kjo është një lloj politike intimidimi që Perëndimi dhe Prishtina kanë plotësisht të drejtë ta refuzojnë. Problemi është se si Uashingtoni, ashtu edhe Brukseli kanë dështuar të reagojnë siç duhet ndaj këtyre politikave intimiduese të Beogradit”, ka thënë eksperti amerikan për Ballkanin, transmeton Koha.

Lajme të ngjashme