Serwer kritikon ShBA-në e BE-në: Nuk treguan gatishmëri për të bllokuar ambiciet e Serbisë
Daniel Serwer, profesor veteran nga ShBA-ja, ka publikuar një shkrim në rrjetin social X, ku ka komentuar një deklaratë të Peter Stanos, zëdhënës i Josep Borrellit, shef i diplomacisë së BE-së.
Njohësi i politikës në Ballkanin Perëndimor, pra Serwer, shkroi se BE-ja e ShBA-ja nuk kanë treguar gatishmëri për të bllokuar ambiciet e Serbisë.
“SHBA-të po mbështesin BE-në në të dyja këto synime, ndërsa mohojnë se do të lejojnë arritjen e objektivit të fundit. Por as BE dhe as SHBA nuk kanë treguar ndonjë vullnet për të bllokuar ambiciet e Serbisë, siç tregohet nga dështimi për të reaguar ndaj tentativës së kryengritjes së Beogradit.” – shkroi ai.
The US is supporting the EU in both these goals, while denying it will allow the latter objective to be achieved. But neither the EU nor the US has shown any willingness to block #Serbia's ambitions, as demonstrated by the failure to react to Belgrade's attempted insurrection. https://t.co/Icw2LCmuSJ
— peacefare.net (@DanielSerwer) October 11, 2023
Ndryshe, dje Serwer shkroi se de facto BE-ja është bërë kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
“BE-ja është bërë de facto kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ajo dëshiron të kufizojë dislokimet e policisë në përgjigje të një kërcënimi të qartë dhe aktual, si dhe të krijojë një strukturë të veçantë qeverisëse për popullatën serbe, të paktën në veri.” - shkroi Serwer në faqen Peacefere.net në “X”.