Serwer: Kosova të koordinojë veprimet me SHBA-në dhe BE-në - NACIONALE

Serwer: Kosova të koordinojë veprimet me SHBA-në dhe BE-në

1 orë më parë

nga NACIONALE

Profesori i Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer, vlerëson se Kosova duhet të koordinojë ngushtë politikat dhe veprimet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për të mbajtur gjallë procesin e dialogut me Serbinë.

Ai tha se Prishtina duhet të mbetet palë konstruktive, ndërsa theksoi se "Kosova duhet të vazhdojë të jetë palë konstruktive dhe të koordinohet ngushtë me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara", siç e citoi RTK.

Serwer shtoi se BE-ja ka filluar të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës, duke e konsideruar të gabuar vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Prishtinës. Ai kërkoi gjithashtu një qëndrim më të ashpër ndaj Beogradit, duke deklaruar:

"Në të ardhmen duhet të kemi një qasje shumë më të vendosur ndaj Beogradit."

Lajme të ngjashme