Serwer komenton intervistën e Vuçiqit: Dëshiron të mbajë të hapur opsionin ushtarak në Kosovë - NACIONALE

Serwer komenton intervistën e Vuçiqit: Dëshiron të mbajë të hapur opsionin ushtarak në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Daniel Serwer, profesor i njohur amerikan, ka komentuar intervistën e Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, për agjencinë e lajmeve kineze “CCTV+”.

Më saktë, profesori amerikan komentoi përkrahjen që Vuçiqi i dha Kinës në çështjen e Tajvanit. Sipas njohësit të çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Vuçiqi dëshiron të mbajë të hapur opsionin ushtarak në Kosovë.

“Nuk është për t'u habitur, por në kundërshtim me çdo pretendim që Vuçiçi ka përqafuar Perëndimin, i cili kërkon menaxhim paqësor të çështjes. Vuçiq nuk mund ta thotë këtë, sepse dëshiron ta mbajë të hapur opsionin ushtarak në Kosovë” – shkroi Serwer.

Ndryshe, Vuçiqi deklaroi se Tajvani është Kinë dhe se varet nga Kina se si dhe kur do të veprojë.

“Per ne është shumë e thjeshtë. Nuk do të marr më shumë se dhjetë sekonda për këtë temë. Ju mund të numëroni. Tajvani është Kinë dhe varet nga ju se qysh, kur dhe si do ta bëni atë, pikë. Ne njohim një Kinë, kjo është politika e kinës dhe kjo do të mbetet politika jonë në të ardhmen. Ai është territori i juaj, ata janë njerëzit e juaj dhe ju jeni një vend sovran, ju merrni vendime vetë. Dhe jo do të keni gjithmonë mbështetjen e popullit serb.” – tha Vuçiq disa ditë më parë.

Lajme të ngjashme