Serwer: Ideja që Beogradi mund të bindet të përqafojë Perëndimin është e kotë - NACIONALE

Serwer: Ideja që Beogradi mund të bindet të përqafojë Perëndimin është e kotë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Daniel Serwer, profesor i njohur amerikan, ka komentuar marrëdhëniet në mes Perëndimit dhe Serbisë.

Në analizën e tij, Serwer ka qenë tepër i drejtpërdrejtë.

Profesori amerikan vlerësoi se ideja që Beogradi do të bindet të përqafojë Perëndimin është e kotë.

“Serbia është rreshtuar ushtarakisht dhe politikisht me Rusinë dhe Kinën që kur Vuçiç u bë President, pavarësisht blerjes së fundit të avionëve luftarakë francezë Rafale. Beogradi gjithashtu ka ndërmarrë përpjekje të përsëritura për të destabilizuar veriun e Kosovës dhe për të minuar pavarësinë e Malit të Zi si dhe integritetin territorial të Bosnjës. Ideja që Beogradi mund të bindet të përqafojë Perëndimin është e kotë. Vuçiç do të marrë paratë e BE-së dhe presionin politik amerikan ndaj kundërshtarëve të tij mjedisorë, por asnjëra nuk do ta bëjë atë të heqë dorë nga dashuria e tij për autokratë me të njëjtin mendim me ambicie irredentiste” – ka shkruar ai, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme