Serwer e kritikon Vuçiqin: Politika në Serbi është anti-shqiptare
Daniel Serwer, profesor veteran dhe njohës i politikës në Ballkanin Perëndimor, ka dhënë një intervistë për mediumin opozitar serb N1, ka pasur kritika të ashpra ndaj Serbisë, por edhe ndaj ndërkombëtarëve.
Ai ka deklaruar se askush nuk pret se do të ketë marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
“Sinqerisht, askush nuk beson se do të ketë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve amerikane”, ka deklaruar ai.
Tutje, ai ka deklaruar se politika në Beograd është rreptësisht anti-shqiptare.
“Por ai vullnet i mirë nuk është aty. Politika në Beograd është rreptësishtë antishqiptare, flitet në atë drejtim dhe nuk është drejtimi drejt Perëndimit”, shtoi ai.
“Ai (Vuçiq) iu drejtua Moskës dhe Pekinit. Injoron nevojën për të krijuar një shoqëri demokratike në Serbi. Ai nuk ka asgjë për të fituar nga demokracia në Serbi dhe nuk është gati ta organizojë atë,” tha Serwer.