Sërish shfaqen grafite me simbolin serb në veri
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës sërish janë shfaqur grafitë provokuese.
Policia ka treguar se grafiti “kryqi me 4C” është gjendur i shkruar në murin e një e një shtëpi të pabanuar.
Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.
“Më 01.03.2024 është vërejtur se në një shtëpi të pabanuar janë shkruar grafitë (kryqi me 4C). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti nën hetime”, është thënë në raportin e policisë.