"Seriozisht e ki a?": Çudit analisti Spahiu, veprimet e Kurtit i shpjegon me shenjën e tij të horoskopit - NACIONALE

"Seriozisht e ki a?": Çudit analisti Spahiu, veprimet e Kurtit i shpjegon me shenjën e tij të horoskopit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Nexhmedin Spahiu mbrëmë analizën politike e ka çuar në një nivel tjetër.

Në emisionin “Pressing”, ai e ka bërë rolin e astrologut, duke konkurruar astrologen e njohur shqiptare zonjën Meri.

Gjatë debatit, Spahiu ka tentuar që veprimet e kryeministri Albin Kurti t`i shpjegoi me shenjen e tij në horoskop.

Kur debati ishte në kulmin e seriozitetit, Spahiu, i cili njihet edhe si matematikan, ka bërë edhe rolin e astrologut.

Sipas tij, veprimet e Kurtit ndërlidhen me shenja astrologjike.

Ky e ka shkathtësinë e luftëtarit, domethënë shenja e tij e horoskopit është dashi, shenja e policit”, ka thënë Spahiu.

Kjo i ka çuditur analistët tjerë në debat, duke përfshirë edhe autorin e emisionit, Leonard Kerçukin.

Por, më i çuditur është shprehu analisti Dukagjin Gorani.

Seriozisht je tu e thanë qeto a?”, ka pyetur ai.

“Po, seriozisht”, ka thënë Spahiu.

Gorani prapë nuk iu ka besuar veshëve të tij.

Seriozisht je tu e marr shenjen astrologjike në qet bisedë?”, ka pyetur serish Gorani.

Dhe sërish ka marrë të njëjtën përgjigje.

Është diskutim shumë serioz, sepse ai përfaqëson karakterin e një personi. Dhe ai pikërisht në këtë fushë i ka arritur sukseset e tij. 42 për qind i ka marrë tu qenë dash”, ka thënë Spahiu.

Kjo vlerësim ka bërë që të shpërthejnë të qeshur të mëdha në emision.

Lajme të ngjashme