Serbia siguron lirim të përkohshëm nga sanksionet e ShBA-së për kompaninë e naftës NIS - NACIONALE

Serbia siguron lirim të përkohshëm nga sanksionet e ShBA-së për kompaninë e naftës NIS

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Serbia ka siguruar një lirim 3-mujor nga sanksionet amerikane për kompaninë e naftës në pronësi ruse, NIS, tha një zyrtar qeveritar të shtunën.

Sanksionet i rrezikonin dërgesat me naftë për shtetin ballkanik në prag të dimrit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Serbia tha këtë javë se kompanitë ruse, “Gazprom” dhe “Gazprom Neft”, të cilat së bashku kanë 56 për qind të aksioneve në rafinerinë e vetme serbe të naftës, NIS, i kishin dërguar një kërkesë Zyrës për Kontrollimin e Aseteve të Huaja, e cila është pjesë e Thesarit të ShBA-së, ku kishin deklaruar gatishmëri për t’ia dorëzuar kontrollin e kompanisë një pale të tretë.

Zyra për Kontrollimin e Aseteve të Huaja fillimisht kishte vendosur në janar sanksione kundër sektorit të naftës në Rusi, duke e përfshirë edhe kompaninë “Gazprom”, por masat ndëshkuese për kompaninë NIS ishin shtyrë disa herë dhe hynë financiarisht në fuqi vetëm më 8 tetor.

Lajme të ngjashme