Serbia pezullohen hetimet kundër Arbnor Spahiut - NACIONALE

Serbia pezullohen hetimet kundër Arbnor Spahiut

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë të Serbisë i ka pezulluar hetimet kundër ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu. Ai ishte arrestuar me pretendime për “vrasje të rëndë”.

Zyra e Prokurorit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se urdhri për pezullim të hetimeve është lëshuar më 21 nëntor, në mungesë të dëshmive.

Spahiu ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 7 qershor në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, derisa ai dhe familja e tij kanë qenë duke u kthyer me autobus nga Austria në Kosovë.

Lajme të ngjashme