“Serbia parajsë për kriminelët që kanë ikur nga Kosova”, thotë Miftaraj - NACIONALE

“Serbia parajsë për kriminelët që kanë ikur nga Kosova”, thotë Miftaraj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi duke folur për Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritur në vitin 2013, ka thënë se Beogradi nuk i ka qëndruar asaj në bashkëpunimin me autoritetet kosovare të drejtësisë për të transferuar ose dorëzuar kriminelët që kanë kryer krime në Kosovë.

“Serbia nuk ka pasur vullnet për të bashkëpunuar në çështjet e transferimit të personave të dënuar apo arrestimit dhe ekstradimit të qindra personave që kanë kryer krime në Kosovë dhe kanë ikur në Serbi”, ka thënë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Serbia “është bërë parajsë për kriminelët”, ka vlerësuar juristi kosovar.

Lajme të ngjashme