Serbia nënshkruan marrëveshjen me Francën për blerjen e 12 avionëve ‘Rafale’ - NACIONALE

Serbia nënshkruan marrëveshjen me Francën për blerjen e 12 avionëve ‘Rafale’

1 vit më parë

nga NACIONALE

Serbia ka nënshkruar marrëveshjen me Francën për blerjen e 12 avionëve luftarakë “Rafale” pas takimit mes presidentëve Emmanuel Macron e Aleksandër Vuçiq.

Ky i pari do të qëndrojë në një vizitë dy ditore në Serbi, derisa Vuçiq ka thënë se kontrata për blerjen e 12 avionëve kap vlerën e 2.7 miliardë eurove.

“Ky është një lajm i madh për ne.” – citohet të ketë thënë Vuçiq në konferencë për media, sipas “REL”.

Ndryshe, nënshkrimi i kësaj marrëveshje ishte paralajmëruar para vizitës.

Lajme të ngjashme