Serbi që dogji veturat me tabela RKS dënohet me 7 muaj burgim - NACIONALE

Serbi që dogji veturat me tabela RKS dënohet me 7 muaj burgim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Millovan Bozhoviq, serb i dyshuar për djegien e veturave me tabela RKS është dënuar me 7 muaj burgim nga Gjykata e Prishtinës.

Shpalljen e ka bërë gjyqtari i rastit Arben Hoti, raporton gazetarja e Nacionales, Leonora Kolukaj.

“Me dënim burgimi në kohëzgjatje 7 muaj në të cilin i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim”, ka thënë Hoti.

Bozhoviq ishte arrestuar në muajin prill, ku për një kohë kishte qëndruar në paraburgim.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kishte thënë se ky person është pjesëtar i Mbrojtjes Civile, dhe se dyshohej edhe për vrasjen e një polici të EULEX-it.

Lajme të ngjashme